Haradinaj takon kongresmenin amerikan: Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pathyeshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kongresmeni amerikan, Ritchie Torres





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën e 20 nëntorit kapritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka theksuar se lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pathyeshme.

Ky takim u zhvilluar në Gllogjan në Deçanit.

“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme. Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres”, ka shkruar Haradinaj.

Në mesin e shumë miqve, pjesë e kësaj vizite siç ka potencuar Haradinaj, ishte edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish-deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë.

Ndryshe, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka ardhur në Kosovë.

“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, kryetari i Kuvendit ka thënë se “kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.

Tutje, kryetari i Kuvendit ka shtuar se gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë se “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë”.

“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, kishte thënë tutje kongresmeni Torres.

Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë. Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, kishte shkruar Konjufca.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika