Haradinaj: Të thella janë plagët e popullit të Kosovës, ato nuk harrohen asnjëherë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të bëjë më shumë për gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Të thella janë plagët e popullit të Kosovës, ato nuk harrohen asnjëherë”.

Ai ka bërë thirrje për reflektim nga institucionet dhe nga shoqëria në përgjithësi, për ngritje të vetëdijes dhe për angazhim më të madh që viktimat e dhunës seksuale ta fitojnë të drejtën e tyre.

“Në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të reflektojmë si institucione, por edhe si shoqëri për ngritjen e vetëdijes për një angazhim më të madh, që personat me plagë të luftës ta fitojnë të drejtën e tyre – trajtimin dhe pozicionin e dinjitetshëm në shoqëri, por njëkohësisht që asnjëherë të mos ndihen vetëm në betejën për drejtësinë, të cilën ende nuk e kanë parë”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Avancimi i shteti të Kosovës, sipas Haradinajt “është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika