Haradinaj thotë se AAK fiton 8% dhe propozon koalicion me PDK-në e LDK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka fituar rreth 8 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke siguruar 9 ulëse në Kuvend.

Sipas tij, kjo përqindje bazohet në të dhënat paraprake nga qendrat e votimit.

Gjatë një konference për media, Haradinaj bëri thirrje për koalicion me partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka theksuar AAK-ja nuk ka vendosur asnjë kusht ndaj opozitës dhe është e gatshme për bashkëpunim për të formuar shumicën parlamentare.

“Ende jemi  në një situatë afërisht të njëjtë e dimë që po flitet për mundësinë e ndonjë rritje në numër të deputetëve por kjo është një situatë e ngjashme si herën para kësaj. Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi, të krijohen institucionet e vendit, mos të vonohet më Kosova për  të pasë Qeveri Kosova duhet të presim edhe një marrëveshje, mes LDK-së dhe PDK-së sepse e dimë që bllokada është shkaktuar nga Kurti dhe LVV, por po ashtu nuk kemi parë një gatishmëri nga këto dy parti për ndonjë marrëveshje dhe me thjeshtësu kush është kryeministri. Aleanca nuk ka qitë kushte dhe nuk qetë kushte për opozitës, por tani është momenti për të reflektuar dhe të mos e bllokojmë vendin. PDK dhe LDK e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë Haradinaj

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika