Haradinaj: Vizitova qytetin e Pejës, ftoj Qeverinë të ndajë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar qytetin e Pejës pas vërshimeve të së shtunës dhe ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse të ndajnë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në vizitë në Pejë pas vërshimeve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar qytetin e Pejës pas vërshimeve të së shtunës.

“Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse për mobilizim të menjëhershëm.

Haradinaj në Pejë pas vërshimeve

Haradinaj ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse për mobilizim të menjëhershëm, sipas tij duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.

Pamje nga vizita e Haradinajt në Pejë

“Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika