Haxhiu: Ata që po kërkojnë që vetëm Kosova të japë diçka, po i hyjnë në hak Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në 23-vjetorin e masakrës së 3-4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ka thënë se Kosovës nuk ia dhanë lirinë dhuratë, por atë e arriti me gjak e sakrificë

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit 2000, me ç’rast “Rojet e Urës” vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë.

Haxhiu ka theksuar se Serbia ka kryer shumë krime, dhe Kosovës nuk ia dhanë lirinë dhuratë, por atë e arriti me gjak e sakrificë.

“Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ministrja Haxhiu.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika