Haxhiu: Bota të flasë më shumë për dhunimet ndaj popullsisë civile gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se bota duhet të flasë edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e “Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt”, ka thënë se bota duhet të flasë edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm “duhet t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi”.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se dhuna seksuale gjatë luftës, e përjetuar mbi trupat e grave dhe të burrave, është krimi më i rëndë dhe mizoria e cila ende nuk është dënuar e as nuk është vendosur drejtësi për këtë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flasë edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi. Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, sot “Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, (QKRMT) ka përsëritur kërkesën që të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Në tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizatat e licensuara kanë folur për shqetësimet e të mbijetuarve dhe stigmën me të cilën po ballafaqohen.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se nuk duhet të kufizohet afati për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika