Haxhiu e lëshon nga telefoni deklaratën e kryeministrit Kurti kur thoshte se duhet të ulet TVSH-ja për produktet bazë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën sesi po e menaxhon krizën ekonomike

Bekim Haxhiu deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka lëshuar një incizim të para disa vjetëve, kur kryeministri Albin Kurti, atëkohë opozitar, fliste për heqjen e TVSH-së, për produktet bazë.

“Këtë e ka thënë para 3 a 4 viteve. Ky ishte një propozim i Kurtit kur VV të vinte në pushtet, TVSH-ja për produktet bazike do të jetë zero. Po kërkojmë nga qeveria ta mbështesë propozimin që TVSH-ja të jetë zero, është premtim i juaji i liderit tuaj”, ka deklaruar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu kërkoi nga Qeveria e Kosovës që në qoftë se nuk mundet ta ulë TVSH-në për produktet bazë, t’i rritë pagat, sepse sipas tij, kjo është kërkesa kryesore e qytetarëve.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar në lidhje me rritjen e çmimeve dhe mundësinë e abuzimeve me to. Lëvizja Vetëvendosja e ka iniciuar një rezolutë për ngritjen e çmimeve, ndërkaq këtë rezolutë opozita po e kundërshton duke thënë se është e panevojshme.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika