Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës.
Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu ka theksuar se kërkesa e Prokurorisë nuk lidhet me drejtësinë, por është një “orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare”.
“Kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës. Kjo nuk ka të bëj me përpjekje për drejtësi. Kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare.