Haxhiu: Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit

Haxhiu ka thënë se Gjykata Komerciale ka nisur punën duke i hedhur poshtë të gjitha parashikimet e atyre që ishin skeptikë, që kishin thënë nëpër studio televizive që kjo Gjykatë nuk mund të funksionalizohet para 5 vjetësh

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar gjyqtarët dhe stafin mbështetës që do të punojnë në Gjykatën Komerciale, të cilër i ka porositur që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi gjithmonë në pajtimi me ligjin.

Tutje, Haxhiu ka rikujtuar se para një vjeti Qeveria Kurti 2 procedoi në Kuvend ligjin që themelonte Gjykatën Komerciale.

“Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, ka shkruar Facebook Haxhiu.

Sipas saj, Gjykata Komerciale është funksionalizuar jashtë parashkimeve që disa kishin se ajo nuk mund të funksionaizohej para 5 vjetësh.

Ndërkohë, ajo ka falënderuar deputetët për mbështetjen, Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale, gjithashtu edhe programin e USAID për drejtësi komerciale.

Gjykata Komerciale pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika