Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila nuk mori votat për t’u bërë kryetare, në një intervistë ekskluzive në Debat Plus është pyetur se si është e mundur që kryeministri Kurti nuk shkon në prokurori për të dhënë dëshmi.
Ajo ka thënë se ekziston një mllef dhe një inat tepër i madh i kryeprokurorit Blerim Isufaj ndaj qeverisë së tyre.
“Ndoshta kjo për shkak se ne kemi thënë hapur se çka mendojmë për zgjedhjen e tij si kryeprokuror, por ne nuk kemi mundur të heshtim në raport me një proces që ishte bërë plan të përfundojë ashtu”, ka thënë ajo.
“Prej asaj kohe e kemi parë mllefin e madh të PSRK-së kundrejt qeverisë Kurti. Mbi 230 dosje i kemi dërguar në Prokurori të atyre çfarë kemi gjetur në institucione, dhe pse askund nuk na ftuan për ato dosje, pse askund unë nuk u ftova?”, ka pyetur ajo.