Haxhiu kërkon kthimin e pasurive të përfituara në mënyrë të kundërligjshme

Gjatë dëgjimeve publike për Projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, ministrja Haxhiu ka konfirmuar rëndësinë e një mekanizmi të ri për luftimin e korrupsionit

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur të premtën është mbajtur dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Në këtë dëgjim publik ka marrë pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka konfirmuar rëndësinë e një mekanizmi të ri për luftimin e korrupsionit dhe kthimin e pasurive të përfituara në mënyrë të kundërligjshme nga personat zyrtar ndër vite.

Dëgjimi publik që është mbajtur gjatë kësaj të premte

“Po ashtu ministrja Haxhiu i ofroj mbështetjen e plotë Kuvendit të Kosovës që përmes kapaciteteve të Ministrisë së Drejtësisë të ndihmojë në hartimin e amendamenteve të projektligjit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias, përkatësisht rekomandimeve që dalin nga ky opinion”, thuhet në postimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu ndër të tjera ka shtuar se “Opinioni i Komisionit të Venecias në çështjen e Byrosë ka dhënë opsione për zgjidhje se si mund të ndryshohet ligji në të mirë të praktikës ndërkombëtare por edhe depolitizimit të Byrosë dhe fuqizimit të saj me kompetenca”.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika