Haxhiu mbështet iniciativën e Osmanit për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar amendamentet kushtetuese të dërguara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Haxhiu tha se kjo iniciativë synon të zgjidhë ngërçet e vazhdueshme politike që kanë shoqëruar procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvend.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.

I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika