Haxhiu: Na duhet angazhim maksimal për të çrrënjosur dhunën në baza gjinore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet angazhim maksimal i institucioneve të Kosovës për ta çrrënjosur dhunën në baza gjinore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





“Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve për t’i çuar përpara përpjekjet tona, për ta çrrënjosur dhunën në baza gjinore”.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përgjatë lansimit të Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës.

Ajo ka thënë se ky protokoll është një nga dokumentet më të rëndësishme që është prodhuar së fundmi nga ky dikaster.

“Për fat të keq, dhuna në vitet e fundit tregon për rritje të rasteve, nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit në mjekësinë ligjore, po ashtu ka më shumë raste të fëmijëve në krahasim me të rriturit, dhe më shumë raste të grave në krahasim me burrat”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se rastet e fundit të dhunës janë këmbanë e fuqishme dhe alarm për institucionet e Kosovës, kështu duke u bërë thirrje edhe mediave që të ruajnë konfidencialitetin e viktimave, që të mos përmendin emrat e viktimave të dhunës seksuale.

“Ju bëj thirrje që të bashkojnë të gjitha përpjekjet ndaj steriotipeve gjinore dhe të heqin dorë nga trajtimi i pandjeshëm i këtyre rasteve”, ka vijuar ajo.

Për lansimin e protokollit, ajo ka thënë se grupi punues është përpjekur maksimalisht që t’i paraqesë detyrimet dhe përgjegjësitë e institucioneve.

“Grupi punues është përpjekur të përgatisë një dokument që është i shkruar qartë, dhe qartëson synimet se ku duam të arrijmë neser dhe i paraqet të ndara kompetencat e institucioneve” gjersa ka shtuar se ajo çka i jep vlerë është llogaritja e kostove financiare dhe e kthen në një mjet të zbatueshëm.

 





Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika