Haxhiu: Kërkesa për shkarkimin e Llabanit ishte cilësuar si ndërhyrje në pavarësinë e Kushtetueses

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me seancën konstituive, për shkak të përfshirjes së gjyqtarit serb Radomir Llaban.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka kujtuar se ende në vitin 2018, kishin paralajmëruar për të kaluarën kriminale të Llabanit dhe kishin kundërshtuar dekretimin e tij nga ana e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale… ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij”, shkroi ajo.

Sipas saj, në vend të veprimit institucional, përgjigjja e asokohe e Gjykatës Kushtetuese kishte qenë se kërkesa e tyre për shkarkim “përbënte ndërhyrje në pavarësinë e tyre”.

“Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre””, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika