Haxhiu nesër intervistohet për rastin Dehari

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër do të jep dëshminë në rastin Dehari, para Prokurorisë Speciale.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media, ku theksohet se pas intervistës haxhiu do të mbajë një konferencë për media.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie.  Për orën, mediet do të njoftohen nesër”, thuhet në njoftim.

Haxhiu është ftuar për intervistim nga Prokuroria, pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale se ekzistojnë prova që Dehari është vrarë.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika