Haxhiu: Nuk kemi jetë grash e vajzash për të humbur, duhet të bëjmë përpjekje për mbrojtjen e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se duhet që të merren masa më të ashpra ndëshkuese në lidhje me dhunën në familje dhe dhunimet seksuale duke theksuar se "Nuk jemi jetë grash e vajzash për të humbur, duhet të bëjmë përpjekje për mbrojtjen e tyre"

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media.





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Kosova nuk ka jetë grash e vajzash për të humbur, prandaj siç thotë ajo është i domosdoshëm angazhimi maksimal i institucioneve të Kosovës dhe i qytetarëve për të çrrënjosur dhunën dhe për ta respektuar të drejtën e grave dhe vajzave për të jetuar jetën.

Po ashtu, ajo për rastin e dhunimit seksual të 11-vjeçares në Prishtinë ka thënë, “Nuk kemi jetë fëmijësh që të dhunohen seksualisht nga kriminelët”.

Këtë ajo e ka thënë pas miratimit të projektligjit për ndryshim-plotësimin e Kodit Penal dhe atij për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku parashihen masa më të ashpra ndëshkuese për personat qe shpallen fajtorë për dhunë seksuale dhe dhunë në familje, sulm seksual e të tjera.

Ajo ka theksuar se po jepen dënime minimale nga organet përgjegjëse të drejtësisë në Kosovë.

“Kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se këto ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale ishin të domosdoshme, pasi siç thotë ajo kryesit e veprave penale në të kaluarën janë liruar me procedura të rregullta.

Ndërsa për liberalizimin e vizave, ajo ka thënë se nuk do të veprojë sikurse qeveritë e kaluara, por që është shprehur optimiste se do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

“Nuk do të bëj sikur qeveritë e kaluara, sepse i dini deklaratat e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve që i kanë mashtruar qytetarët. Ajo që është dashur të bëhet është bërë. Jemi optimistë se qytetarët do të lëvizin lirshëm”, ka theksuar ajo.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika