Haxhiu: Specialja pranon prova nga një aparat kriminal – kjo ngre dyshime mbi paanshmërinë e gjyqtarëve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për pranimin si prova të dokumenteve të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, përfshirë edhe strukturat që kanë vepruar gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Ajo ka theksuar se pranimi i këtyre dokumenteve përbën një “deformim të rëndë të drejtësisë” dhe një “fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës” në Kosovë.

“Me shqetësim kemi marrë lajmin se Dhomat e Specializuara kanë pranuar si prova materiale dokumente nga institucione të regjimit serb, përfshirë edhe të ashtuquajturën ‘Komanda për Kosovën dhe Metohinë’. Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas saj, institucionet që kanë dorëzuar këto prova janë struktura që kanë qenë përgjegjëse për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë dhe spastrime etnike gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja ka kritikuar edhe arsyetimin e gjykatës, e cila ka deklaruar se “fakti që disa prova vijnë nga autoritetet serbe nuk përbën, në vetvete, një ndalesë për pranimin e tyre”.

Haxhiu këtë e ka quajtur një qëndrim “juridikisht të gabuar dhe të padrejtë”.

“Përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga institucionet e regjimit serb është i gabuar dhe i papranueshëm. Nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal, jo për të ndërtuar drejtësi, por për të manipuluar të vërtetën, për të fajësuar viktimën dhe për të amnistuar kriminelin”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka deklaruar se një gjykatë që pranon dokumente nga regjimi i Millosheviqit rrezikon të shndërrohet në instrument të mohimit të së vërtetës dhe barazimit të palëve, gjë që sipas saj “e zhvesh këtë gjykatë nga legjitimiteti kushtetues”.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika