Haxhiu takohet me Orav, diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, siç thuhet në njoftim, ministrja Haxhiu e njoftoi ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes të tjerash.

“Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformes në drejtësi dhe për çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, Haxhiu falënderoi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika