Haxhiu te memoriali “Heroinat”: Kujtojmë sakrificën e të gjitha grave që kanë kontribuar për Kosovë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu për nder të ditë së gruas bashkë me deputetet e LVV-së ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka shprehur se qëndrueshmëria dhe dinjiteti i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është forcë dhe ka kujtuar të gjitha gratë për kontributin e tyre për Kosovën.

“Sot më 8 mars së bashku me deputetet e Republikës së Kosovës, ditën e filluam pranë memorialit që I dedikohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Çdo medaljon këtu përmban histori në ndërgjegjen tonë kolektike. Më 8 mars pra në ditën që i dedikohet të gjitha grave dhe vajzave në mbarë botën, kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është edhe më i thellë. Qëndrueshmëria dhe dinjiteti I tyre janë forca jonë, prandaj sot le të kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë por po ashtu edhe sakrificën të gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës qoftë para luftës, qoftë gjatë luftës dhe por edhe pas luftës”, tha e para e Kuvendit./EO

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika