Haziri: Kurti e ka bërë shprehi, çdo hap para e përcjellë me dy mbrapa

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka deklaruar se veprime të kësaj natyre, "një hap para, dy mbrapa", Kurti i ka zbatuar në dialogun Kosovë-Serbi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se është bërë shprehi e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që çdo hap para të tijin ta përcjell me dy mbrapa.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka deklaruar se veprime të kësaj natyre ishin ato karshi dialogut Kosovë-Serbi.

“Kryeministri i Kosovës e ka bërë shprehi prej që është bërë kryeministër çdo hap para e përcjell me dy hapa mbrapa. Vendimet më të mëdha i ka pasur karshi dialogut dhe rreth tij, një hap para e ka përcjell me dy mbrapa”, ka thënë Haziri.

Haziri ka theksuar se takimi Kurti-Kuçiq në Bruksel do të ndodhë sapo të zbutet pala e dytë, ajo serbe.

Tutje, i njëjti ka theksuar se në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka pasur asnjëherë kushtëzime nga palët. Nëse ka pasur diçka të asaj natyre, sipas Hazirit, janë hedhur poshtë nga pala ndërkombëtare.

“Asnjëra palë, asnjëherë, sado që kanë vendosur formate të kushteve, në momentin që është lexu dhe është parë si kusht, ka ra. Së paku konsistencë kemi, parimi i dialogut dhe agjenda që është përcaktu ka eleminuar kushtëzimin e palëve”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika