Haziri: Kurti e ndryshon fjalorin, por jo qëllimin – pritet sërish fushatë negative

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar në Debat Plus se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të ndryshojë gjuhën publike gjatë ditëve në vijim, por sipas tij, qëllimi mbetet i njëjtë.

“Po shpresoj që gjatë kësaj fushate 10-ditore që po hyjmë, ofertat e partive politike të mos i çojmë prapë. Albini ndryshon vetëm metodë, qëllimin nuk e ndryshon kurrë”, tha Haziri.

Ai vlerësoi se zbutja e fjalorit nga Kurti lidhet me mungesën e mbështetjes së gjerë qytetare, sidomos nga votuesit e paanshëm dhe jo militantë.

“Nëse i duhet tash fjalori më i butë, është sepse nuk ka gjetur mbështetje qytetare. Ajo pjesa e shëndoshë e qytetarëve nuk e ka pranuar si të mirë. Për momentin e ndërron fjalorin, por qëllimin jo,” u shpreh Haziri.

Sipas tij, Kurti pritet të rikthehet në një fushatë negative, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme.

“Gjitha fushatat që i ka udhëheq, ka pri me fushatë negative, zgjedhje e tij, duke denigruar duke shkaktuar garën e pështymës, duke u marrë me rivalët pulitke me familjet e tyre duke denigru të kaluarën politik të gjithkujt pa kursyer askënd. Kush nuk është me të është kundër tij e ka përdor këtë, nuk ta falë qëllimin e vetë”, deklaroi Haziri.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika