Haziri: Po priten masa të rënda ndëshkuese nga SHBA për Kosovën

Kriza politike, polemika, masa ndëshkuese nga partnerët pritet të bëhet edhe më të rënda, thotë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Masa të rënda ndëshkuese priten t’i vendosen Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se edhe ky fillimvit nuk po dallon asgjë nga mentaliteti i administrimit të Republikës nga “trojka e VV-së”.

“Imazhi i Kosovës për toke, po priten masa të rënda ndëshkueseve nga SHBA për Kosovën – Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së?! Kriza politike, polemika, masa ndëshkuese nga partnerët të cilat pritet të bëhet edhe më të rënda, moskoordinim dhe veprime të njëanshme në emër të Kushtetutës e popullit të saj. Mandat i humbur, por me pasoja të rënda për të sotmen e vendit. Një hap para e dy prapa! Për asgjë dhe pa kurrfarë arsye po e dëmtojnë partneritetin e shenjtë me SHBA-të dhe BE-në.”, ka shkruar ai.

Haziri thekson se pasiguria e qytetarit përcillet edhe me pasiguri juridike të komuniteteve etnike e pakicave nacionale, për të cilat, Kosova ka bërë shumë por që, sipas tij, kjo qeveri po rrezikon të gjithën.

“Siguria e qytetarit të Kosovës është në pyetje. Janë zgjuar e kanë filluar ta kuptojnë se duhet ndalet tash sa nuk është vonë. Për toke imazhin, qeverisjen, partneritetin e besimin e miqve. Republika e Kosovës, vend i dashur për popullin e saj dhe burim stabiliteti për fqinjët. Ku e lamë e ku na erdhi”, shtoi ai.

Haziti potencon se popullit të Kosovës i janë kufizuar të mirat në 300 milionë euro projekte dhe është përjashtuar nga 500 milionë të tjera për këtë vit.

“Nuk shohin të ardhmen, por të kaluarën! Letërnjoftimi, patentë shoferi, vula doganore, energjia, bojkoti, protestat, bllokimi i rrugëve, dhuna në eskalim, sulmi terrorist, e Qeveria në sanksione e me masa ndëshkuese. Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po con ujë kjo logjikë e mbrapshtë?”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika