Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është raportuar një rast i “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit” përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit 24-orësh, më 16 gusht 2025, një qytetar ka raportuar se një person kishte komentuar në profilin e tij në Facebook me shkrime që nxisnin përçarje dhe mosdurim.
Pas këtij komenti, edhe disa persona të tjerë u përfshinë në diskutim duke përdorur gjuhë fyese dhe denigruese në mbështetje të komentuesit të parë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.