Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Tashmë është përcaktuar se:
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 105,
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 191,
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, numrin 174,
Nisma Socialdemokrate me numrin 186,
Lista Serbe me numrin 170,
Lista Guxo në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 118,
Alternativa në fletëvotim do ta ketë numrin 103.
Subjekti “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin do të garojë me numrin 101.
Procesi i tërheqjes së shortit për subjektet e tjera politike është ende duke vazhduar.
Në këto zgjedhje janë certifikuar gjithsej 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.