Homazhe shtetërore në nderim të Heroit Enver Zymeri dhe zyrtarëve policorë të rënë në detyrë

Me rastin e 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe në shënim të Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës, sot janë mbajtur homazhe shtetërore të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës.

Ceremonia nisi në orët e para të mëngjesit me vizitë në familjen e zyrtarit policor Muhamed Lika, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Homazhet vijuan gjatë ditës me nderime pranë varrit të Heroit Afrim Bunjaku dhe vizitë në familjen e tij, si dhe me homazhe te varri dhe lapidari i Heroit Enver Zymeri në vendin ku ra dëshmor.

Përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë zyrtarë të MPB-së dhe Policisë së Kosovës, morën pjesë në këto ceremoni përkujtimore për të nderuar sakrificën e zyrtarëve që dhanë jetën në shërbim të atdheut dhe sigurisë publike.

Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 17:00 me pritjen zyrtare të marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman.

Këto ceremoni përbëjnë një shenjë të respektit të thellë institucional për figurat që kanë rënë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika