Hoti komenton kundërkandidatët për kryetar të Malishevës: Respekt për secilin, por fitorja është e VV-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Malishevës, Valon Hoti, ka komentuar kundërkandidatët e tij para zgjedhjeve të 12 tetorit, duke shprehur respekt për secilin, por duke theksuar se tani është radha e LVV-së për të fituar.

Enver Hoti – AAK

“E kam bashkëfshatar dhe ka një angazhim të gjatë politik. Ka qenë pjesë e luftës dhe kontributi i tij është për t’u respektuar. Edhe pse është pjesë e një subjekti më të vogël, nuk e shoh si fitues të garës, por respektoj kandidaturën e tij”, ka theksuar ai.

Valon Krasniqi – GUXO

“Ka fituar mandatin në Asamble duke qenë pjesë e VV-së dhe tani garon për kryetar. Nuk besoj se do të më sjellë probleme. Kam komunikim me të dhe respektoj kandidaturën”, ka thënë Hoti.

Fatmir Ademaj – LDK

“E respektoj kandidaturën, edhe pse nuk e shoh si pjesë të garës për fitore, pasi ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës në Malishevë për katër vjet. Sigurisht, ka projektet e tij”.

Gëzim Krasniqi – PDK

“E njoh dhe e respektoj si njeri dhe mik. Mendoj se ka mbështetje dhe përvojë, por dallimin e bën përvoja ime menaxheriale në institucionet publike. Kam respekt për kandidaturën e tij dhe do ta konsultoj sapo të fitojë zgjedhjet për çështjen e sistemit shëndetësor, pasi edhe djali im 7-vjeçar vizitat i kryen tek Doktori Gëzim”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ekrem Kastrati – NISMA, kryetar aktual

“Nuk kam respekt për të si kryetar komune, sepse nuk ka përmbushur punët për të cilat ka fituar mandatin. Ka premtuar zgjidhje për ujin e pijes dhe energjinë, por nuk ka bërë asgjë”.

“Në Malishevë gjithmonë ka pasur balotazh në 2013 LDK se ka fituar garën në 2017 PDK se ka fituar garën, ka shkuar në 2021 PDK se ka fituar garën është  radha të shkojmë ne dhe sigurojë që do ta fitojmë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika