Hoti kritikon Kurtin: Tri vjet pa asnjë orientim zhvillimor, po promovon qeset plastike

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke e akuzuar për mënyrën e udhëheqjes së vendit. Hoti thekson se janë kaluar tre vite nga qeverisja e partive LVV-Guxo, por mungojnë projektet thelbësore në fushat e arsimit dhe shëndetësisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si po e udhëheq vendin.

Ai ka thënë se tani është momenti kur duhet të reflektojmë mbi projektet dhe zhvillimet e ndodhura gjatë kësaj periudhe.

“Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore”, ka thënë Hoti.

Megjithatë, sipas tij, ka një mungesë të dukshme të projekteve të mëdha dhe ndryshimeve substanciale në shumë fusha.

“E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve”, vijon ai.

Për fat të keq, ai ka thënë se ky proces është rritur në mënyrë të ndjeshme, nga 32% në më shumë se 42% të buxhetit total dhe kjo tregon një përqendrim të tepërt në të ardhura qeveritare që nuk janë tërhequr nga burime të qëndrueshme dhe inovative.

“Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero. Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total. Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total”.

Në këto kushte, Hoti ka thënë se lloji i qeverisjes aktuale nuk është në gjendje të sjellë zhvillim dhe përparim të qëndrueshëm për Kosovën.

“Kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika