Hoti kritikon Muratin: Pse nuk po shtohet lista e mallrave me normë të reduktuar të TVSh-së prej 8%

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Financave, se pse nuk po e ulin TVSH-në në 8% edhe për disa produkte të tjera esenciale, të cilat kanë pësuar rritje të çmimit kohëve të fundit

Avdullah Hoti dhe Hekuran Murati

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve. Ai ka thënë se ligji i miratuar në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa, i cili përcakton listën e mallrave, për të cilat paguhet normë e reduktuar e TVSH-së prej 8%, mund të zgjerot ende, tashmë kur çmimet po rriten.

Sipas tij, ministri i Financave duhet ta nxjerrë një akt nënligjor, për zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar, të cilave mund t’iu ulet tatimi nga 18% në 8%.

“Ndërkaq, pika 3, e të njëjtit nen, specifikon se: ‘Ministri i Financave mund të nxjerrë akt nënligjor për zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar, sipas Shtojcës III të këtij ligji’. Shtojca III përmban listën e mallrave ushqimore për konsum të njeriut dhe të kafshëve, farërat, bimët, e shumë mallra të tjera, për të cilat mund të reduktohet TVSH-ja nga 18% në 8%”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka shkruar se është e pakuptueshme se pse ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk e redukton TVSH-në edhe për mallrat tjera, përvec atyre që tashmë e kanë të reduktuar, siç janë ato të ujit, energjisë elektrike, drithërat dhe prodhimet e tyre, qumështi dhe produktet e tij, vezët, librat shkollorë, pajisjet e teknologjisë së informacionit, barnat dhe pajisjet mjekësore.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika