Hoti: Me punë dhe angazhim në terren, Malisheva do të qeveriset nga VV-ja

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Malishevës, Valon Hoti, ka deklaruar se nga 12 tetori është e mundur që qeverisja në këtë komunë të kalojë në duart e LVV-së.

“Në Malishevë, dikur ka qeverisur LDK, mandej PDK vazhdon te qeverisë Nisma, nga 12 tetori do të qeverisë VV-ja është e mundur dhe po e bëjmë punën në terren që kjo të realizohet më 12 tetor”, tha Hoti në Debat Plus.

Ai theksoi rëndësinë e punës në terren dhe bashkëpunimin me qytetarët.

“Puna jonë në terren takimet e përditshme me qytetar dhe zotimet tona aq të nevojshëm për Malishevë na dërgojnë te kjo çfarë po them dhe ne angazhimin unë ekipa jonë por edhe qytetarët që po na ndihmojnë do at bëjmë të mundur ky bastion të thyhet Nuk dua ata quaj bastion sepse do të sugjeroja që kur të bëni diskutim për Malishevën t’i keni edhe shifrat e trupa aktive elektorale në Malishevë”, ka theksuar ai.

Hoti gjithashtu sugjeroi që diskutimet për Malishevën të bëhen duke pasur parasysh shifrat e trupës aktive elektorale.

“Aty marrin pjesë afër 24 mijë qytetarë, ndërsa në zgjedhjet e fundit Nisma bashkë me AAK-në arritën 8 mijë e 500 vota, përfshirë mërgatën”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika