Hoti: Nëse qeveria do të ulte TVSH-në, do të kishim 300 milionë euro më shumë në qarkullim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë atëherë do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, që ka thënë se nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe do të pezullonte përkohësisht akcizat, do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

Tutje, Hoti ka thënë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave.

“Është e qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka theksuar se çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%, rritja ekonomike është ulur në 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa ka shtuar se të hyrat e ATK-së janë rritur me 21 %.

“1. Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave).  2. Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti. 3. Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%”, ka thënë Hoti.

Njashtu, Hoti ka ngritur edhe disa kritika për qeveritarët, pasi ka thënë se qeveritarët lavdërohen se rritja e të hyrave të ATK-së ka qenë rekorde, por sipas tij është tejkaluar edhe plani për mbledhjen e të hyrave.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika