Hoti: Nëse serbët largohen nga institucionet, karakteri i shtetit të Kosovës nuk është më multietnik

Kosova rrezikon të humbë karakterin multietnik nëse serbët largohen nga institucionet e Kosovës konsideron profesori Agron Hoti

Politologu Agron Hoti





Profesori universitar, Agron Hoti, në  FIVE në RTV Dukagjini ka folur për situatën e krijuar pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët lokal. Sipas Hotit, kjo është në dëm të shtetit të Kosovës pasi është investuar shumë që ata të jenë në institucionet e saj.

“Kur është shpallur pavarësia e Kosovës, karakteri unitar i shtetit të Kosovës ka qenë i bazuar në multienticitët, pra Kosova është shtetet multientink edhe mbi këtë bazë është pranuar nga mbi 110 shtete”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka sqaruar se tani nuk mund të krijohet një shtet monetnik, sepse nëse veprohet kështu të gjitha zotimet që i ka dhënë Kosova shkelen.

Në pyetjen se pse mendoni se po krijohet një shtet monetnik?, Hoti ka thënë se “Për vetë faktin se serbët lokal të Kosovës që po largohen nga institucionet e Kosovës, për të cilët është investuar aq shumë që nga shpallja e pavarësisë se Kosovës që të futen në institucionet e Kosovës”.

Sipas tij, serbët lokal me vështirësi ishin integruar në institucionet e Kosovës, pasi presioni nga Beogradi kishte qenë shumë i madh.

“Nëse serbet largohen nga institucionet, karakteri i shtetit të Kosovës nuk do të jetë më multietnik”, ka shtuar Hoti.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika