Hoti për Qeverinë: Në vend se ta dëgjojnë ShBA-në, takohen me Petkoviqin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për qasjen e tyre në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një grafikë të importeve të Kosovës nga vendet e rajonit për vitin 2020 dhe 2021





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tash deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për qasjen e tyre në dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka shkruar në Facebook, se përfaqësues të qeverisë, kanë shkuar në Bruksel për t’u takuar me drejtorin e ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, duhet ta dëgjoj kërkesën e ShBA-së dhe ta shtyjë zbatimin e vendimit për targa.

“SHBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!! Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?! Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, takimi midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav lajçak, tashmë ka nisur.

Kështu mëson Portali Dukagjini për këtë takim i cili vjen pas kërkesës së shtyrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ekipin e tij, të hënën e 14 nëntorit ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të zhvillojë bisedime në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika