Hoti për takimin Kurti-Vuçiq: Në vend që të dëgjohen amerikanët lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel

“Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel”, ka thënë ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, i cili përfundoi pa një marrëveshje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel duke thënë se “në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel”.

Borrell: Palët nuk arritën marrëveshje, Vuçiq e pranoi propozimin tonë, Kurti jo

Ai tha se në vend të t’i lihet kjo punë në dorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të ndiqen këshillat e tyre, krijohen tensione në terren.

E tash, sipas Hotit, duhet të bisedohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur një marrëveshje përfundimtare.

“Në vend që t’i lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë. Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen”, kas shkruar Hoti.

E sipas tij kjo qasje nuk të shpien askund.

“Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, ka shtuar Hoti.

Pas më shumë se pesë orëve takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, tashmë i njëjti ka përfunduar, por pa sukses.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialog, Josep Borrell, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka vendosur që ta vazhdojë më masën e gjobitjes për automjetet e targave ilegale, që nga 22 nëntori.

“Por pas disa orësh diskutimi të dyja palët, dy palët nuk u morën vesh për një zgjidhje sot. Mendoj se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës. Për transparencë duhet të them se kemi se ne e kemi propozuar një marrëveshje që mund ta shmangte këtë situatë. Vuçiq e pranoi këtë propozim Kurti jo”, ka thënë Borrell.

Borrell ka theksuar se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika