Hoti: Politikanët që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të një lufte në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor, pasi ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Në lidhje me deklaratën e tij, ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se politikanët qe përmendin luftën e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje.

Po ashtu, ai ka thënë se këto ‘pretendime’ në lidhje me rifillimin e një lufte në Kosovë, i bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale.

Ndërsa, ai ka deklaruar se nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon.

“Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon”, ka deklaruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, ai ka thënë se asnjë qeveri në rajon nuk mundet nuk guxon të mendoj të nis luftë.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, sipas tij, e gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodh, është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik, nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese.

A po përgatisin luftë në Kosovë, serbët dhe rusët? Kryeministri Kurti ka zbuluar detaje të frikshme 

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika