Hoti: Qeveria po mban rreth 210 milionë euro pa asnjë nevojë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë aktuale, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po mban mbi 200 milionë euro pa nevojë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se pa nevojë po i mban rreth 210 milionë euro.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se “Bilanci bankar i Qeverisë më 30 qershor 2022 ka arritur gati 600 milionë euro”.

Sipas tij, kjo është përtej kufirit të bilancit bankar që duhet të ketë Qeveria për “të qenë mjaftueshëm likuide, që është rreth 4.5% e PBB-së apo rreth 390 milionë euro”.

“Ky nivel kaq i lartë i bilancit bankar nënkupton se Qeveria po mban rreth 210 milionë euro pa asnjë nevojë, të cilat mjete po devalvohen edhe nga inflacioni i lartë. Sikur këto mjete të qarkullonin në ekonomi, ato do të multiplikoheshin dy deri në tre herë, duke rritur kështu kërkesën agregate dhe rrjedhimit të ardhurat, konsumin dhe punësimin”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

Sipas tij, “Në një situatë inflacioni tepër të lartë, dhe me afër 600 milionë euro para të gatshme në llogari, është e papranueshme pse Qeveria nuk i indekson pensionet, skemat sociale, pagat dhe subvencionet në bujqësi sipas normës së inflacionit”.

Tutje, Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta heqë përkohësisht akcizën për derivate dhe të disa produkteve të tjera në mënyrë që, sipas tij, të ulët çmimi.

“Për më tepër, nuk e heq përkohësisht as akcizën në derivate për të ulur çmimin e derivateve dhe, rrjedhimisht, të shumë produkteve të tjera, çmimi i të cilave ndikohet shumë nga kostot e transportit”, ka thënë ai.

Hoti e ka shtruar pyetjen se përse “duhet Qeveria të mbajë 600 milion euro në llogarinë e saj bankare?”

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke abuzuar me detyrën.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika