Hovenier takohet me Trajkoviq: Kërcënimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier dhe politikania serbe Rada Trajkoviq





Pas hyrjes së saj me vështirësi nga Serbia në Kosovë, politikania serbe Rada Trajkoviq, është takuar me ambasadorin e ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier.

Gjatë ditës, Trajkoviq, kishte njoftuar se autoritetet serbe po e pengonin të hyjë në Kosovë.

Në lidhje me këtë çështje, ambasadori Hovenier, pas takimit me të, ka thënë se kërcënimet apo frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme.

“Faleminderit Rada Trajkoviq për informimin e saj sot. E kam thënë edhe më parë dhe duhet të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier.

Trajkoviqi ka thënë për “JUGpress” se në mëngjesin e së enjtes së 15 dhjetorit, ka shkuar në takimin e paraparë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë kufirin.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika