Hoxha: Çika e Jusuf Gërvallës është e vështirë për t’u klasifikuar si anti-UÇK

Sipas analistit Yll Hoxha,  është e pakuptimtë që çika e Jusuf Gërvallës të akuzohet si anti- UÇK, pasi që ai ka pretenduar se i din arsyet pse Gërvalla po akuzohet për shka se nuk di të mbrohet nga sulme të tilla

Analisti, Yll Hoxha

Ylli Hoxha ka folur për Ministren e Punëve te Jashtme. Donika Gërvalla, ku ka thënë se kush është Gërvalla flet më së miri prejardhja e saj familjare, dhe për qëndrimet e saj në raport me UÇK-në.

Sipas Hoxhës, “çika e Jusuf Gërvallës, është e vështirë për t’u klasifikuar si anti-UÇK, dhe është tepër problem i madh një tentativë e tillë”.

Hoxha ka pretenduar se ai i din arsyet e sulmit ndaj Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.

“Gërvalla nuk e ka instikt për t’u vetëmbrojtur dhe  për t’u kujdesur ndaj sulmeve të tilla”, ka thënë Hoxha në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka shtuar se një gjë e njëjtë si kjo e Gërvallës, iu kishte ndodhur edhe zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit i kishin përballuar shumë etiketime dhe barikadime.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika