Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se pajtohet që Gjermania e Franca kanë vendim për kushtëzim me Asociacionin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës(KiE).

“Unë pajtohem që po duket se Gjermania e Franca kanë vendim për kushtëzim me asociacion për anëtarësimin e Kosovës në KiE, edhe deklarata e kryeministrit që flet për këtë situatë është dëshmi që në prapavijë ka pasur një kërkesë të tillë se përndryshe kryeministri nuk del me kësi lloj qëndrimi,” ka thënë Hoxha në “Debat Plus”.

Sipas Hoxhës, sado që  tentohet ti trajtojmë më korRektësi Francën e Gjermaninë nëse ato janë promotor i bllokimit, këto kanë paraparë marrëveshjen që të kenë sukses.

“Problemi është që me bllokimin e Kosovës në KiE, dy forca që u bënë pishtar i një transformimi të rajoni si pasojë e luftës në Ukrainë, e morën zellin e planit franko-gjerman që ta transformojnë rajonin që të mos i lënë hapësirë Rusisë po bëjnë veprime që janë në kundërshtim me motivin e tyre.”

Plani franko-gjerman sipas tij ka qenë plan që ka pasur një plan vetëm në rast suksesi e në rast mossuksesi s’ka plan e veprimet e tyre sipas Hoxhës janë kontradiktore

“Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë ka Serbia qartazi sepse synimi i Serbisë është bllokimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare,” tha Hoxha.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika