Hoxha: Kurti s’ka synim ta zgjedhë Osmanin presidente, do të provojë kompromis me LDK ose PDK

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nuk ka synim që Vjosa Osmani të zgjidhet përsëri presidente në këtë mandat.

“Zoti Kurti e ka synim që në mandatin e ri të jetë edhe zoti Kurti edhe zonja Osmani bashkë, do të thotë ky është synimi i tij. Unë mendoj që i ka shanset minimale që të jetë presidente. Mendoj që Kurti do të bëj maksimumin që të mos ta zgjedhë, nuk do të ia japë hyzmetin”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.

Ai ka shtuar se Kurti do të provoj të bëj kompromis tjetër, qoftë me LDK-në apo PDK-në.

“Synimet me sa e pashë sot, nuk i ka për ta bërë zonja Osmanin do ta bëj një zgjidhje tjetër e cila na befason, pro këtë synim sot nuk e ka, mund të ndodh që javën e  ardhshme edhe ta bëj synim se i imponohet, por zoti Kurti politikisht nuk do”, ka deklaruar tutje Hoxha.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika