Hoxha: Përgëzoj policinë dhe prokurorinë për operacionin kundër fajdesë, të dyshuarit të marrin dënimin e merituar

"Do e përgëzoja policinë dhe prokurorinë për këtë aksion, ishte mjaft i suksesshëm dhe mjaft i mirë" ka deklaruar avokati, Hoxha

Ish-prokurori, Sylë Hoxha, njëherësh avokat e ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe prokurorinë për operacionin e djeshëm dhe të sotëm kundër fajdexhinjve.

Në emisionin “FIVE”, Hoxha ka thënë se tashmë vepra penale “Fajdeja” është shndërruar në dukuri në Kosovë teksa ka shprehur besimin e tij të plotë në organet e rendit për të parandaluar aktivitetet e tilla kriminale.

“Do e përgëzoja policinë dhe prokurorinë për këtë aksion, ishte mjaft i suksesshëm dhe mjaft i mirë. Vepra penale “Fajdeja” është bërë dukuri në Kosovë, dhe unë tash kam besim të plotë në policinë dhe prokurorinë e shtetit, kemi njësi të specializuara dhe prokurorë të profilizuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Hoxha.

Ai thotë se shpreson se pas mbledhjes së provave të mjaftueshme, të dyshuarit të marrin dënimin e merituar në lidhje me këtë vepër penale.

Ndryshe, sot, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri më tash janë arrestuar 7 persona të përfshirë në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës në operacionet që pati dje dhe sot në rajonin e Prishtinës, të Pejës dhe të Gjilanit.

“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë ka përfunduar.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika