Hoxha: Shqiprim Arifi ka pasur qasje arrogante ndaj çështjes shqiptare

Analisti Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pasur qasje arrogante ndaj çështjes shqiptare. Ky reagim vjen pas deklaratës së Arifit në të njëjtin emision ku ka qenë i ashpër me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Analisti Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pasur qasje arrogante ndaj çështjes shqiptare.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet “përçarjen e shqiptarëve”, Hoxha ka thënë se në Preshevë ka njerëz të irrituar me këtë situatë.

“Ke pasur një qasje shumë arrogante ndaj çështjes shqiptare kë thënë se flamuri shqiptar që valon këtu është pak problematik”.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Arifit në të njëjtin emision ku ka qenë i ashpër me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas Arifit, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Kam shumë mirëkuptim për irritimin që komuniteti në Preshevë mund ta ketë në këtë situatë ku anashkalohet Presheva në zgjidhjet që mund të bëhen sepse gjithmonë ka ekzistuar një shpresë mirëpo Shqiprim Arifi nuk mendoj që është personi i duhur që duhet ta shpreh këtë mllef, sepse ai është personi që është zgjedhë me një frymë krejt të re të marrëdhënies me Serbinë, ky ka lobuar për një marrëdhënie ndryshe me serbë, i ka kritikuar lidershipin paraprak sepse ka thënë  unë do të provoj ta kem një marrëdhënie më të mirë, të mësoj serbisht, të nxjerri nga lumi atë që nuk e nxjerrin nga deti… ka ndërtuar koncept pozitiv karshi Serbisë. Kur ti lavdërohesh në formë konsistente nga Vuçiq apo vartësit e tij, kur ti je shembull i integrimit dhe nuk e mohon këtë nuk mund të thuash pas 7 vjetësh që Presheva është e diskriminuar…”, thotë Hoxha.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika