Hoxha thotë se veprimi për dinarin përbën një lloj ndëshkimi për Serbinë

Veprimi për dinarin dhe zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës përbën një lloj ndëshkimi ndaj Serbisë, thotë analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se veprimi për dinarin dhe zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës përbën një lloj ndëshkimi ndaj Serbisë.

Hoxha, në emisionin “Debat Plus”, thotë se reagimi ka qenë shumë më i madh se që është pritur.

“Veprimi për dinarin është një lloj iniciative e Kosovës që të demonstrojë që status quoja e krijuar është e papranueshme dhe Kosova e ka për qëllim të lëvizë në implementim të shtetësisë së saj për aq sa mundet. Po të zbatohej rregullorja e BQK-së… kjo përbën një lloj ndëshkimi për Serbinë, për Vuçiqin është alamet ndëshkimi. Ky ka qenë refleksi në të cilin Kosova ka reaguar në çështjen e dinarit. Reagimi ka qenë shumë më i madh se që e kemi pritur”, u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare ka reaguar sepse e ka të qartë që “dimensioni i zbatimit të kësaj rregulloreje bën hall të madh për Serbinë dhe ai hall i madh për Serbinë mund të jetë edhe provokim të sigurisë, të cilën ata e parashohin”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika