Hoxha: Zyrtarët policorë që kryejnë veprën penale “Dhunë në familje” nuk duhet të jenë pjesë e policisë

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor, Valdet Hoxha, ka thënë se është shqetësuese rritja e numrit të arrestimit dhe suspendimit të zyrtarëve policorë kohëve të fundit.

Berisha, i ftuar në “FIVE” në TV Dukagjini, u shpreh se zyrtarë që kryejnë veprën “Dhunë në familje” e raste të tjera nuk duhet të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.

“E gjithë kjo flet për numrin e madh të organizatës si tërësi që numëron rreth 9000 anëtarë dhe kjo nënkupton që numri i këtyre rasteve të jetë më i madh. Por, është e papranueshme në parim zyrtarët policorë janë të thirrur që të mbrojnë vendin dhe qytetarët dhe vërtetë është shqetësuese dhe e papranueshme që nëse vërtetohet se kanë kryer vepra të tilla të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Me këto veprime do të zbehet besimi pasi policia është institucioni më i besueshëm në vend”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”. IPK kishte marrë informacion dje në pasdite për një rast të dhunës në familje nga një zyrtar policor në Prizren.

Zyrtari policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në të njëjtën kohë, ai është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

IPK arreston një zyrtar policor në Prizren për dhunë në familje

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika