Hoxhaj: Sikurse e ka pranuar, Kurti edhe po e mban të fshehtë Statutin e Asociacionit

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij se Statutin e Asociacionit duhet ta publikojnë ndërkombëtarët. Ai ka theksuar se çështje të tilla të rëndësishme politike nuk janë vendosur kurrë në mënyrë të fshehtë dhe pa proces politik, transparencë, llogaridhënie dhe legjitimitet demokratik

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë sot se Statutin e Asociacionit duhet ta publikojnë ndërkombëtarët.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se “asnjëherë, as në Rambuje as në Vjenë e as në Bruksel, nuk është vendosur për një çështje kaq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik”.

“Sikurse që Albin Kurti e ka pranuar dhe po e mban të fshehtë Statutin e Asociacionit, duke na thënë se jo ai si kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë, kur çdokush e ka parë këtë dokument në Serbi, ndërsa po mbahet fshehtë nga opinioni publik, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika