Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli nuk ka kursyer lavdatat për fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës sot.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini ai tha “ se është befasi e dorës së parë”.

Sokoli po ashtu shtoi se “kjo befasi tashmë e detyron Argjenitnën që të hyjë në ndeshjen e rradhës pa kalkulime.Nëse nuk ka eufori, Arabia Saudite do të kenë rezultate të mira”.

Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

Cila është pika e dobët e Argjentinës? Flet Afrim Toverlani