Humolli: Kurti ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik

Deputeti Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik. Sipas tij, kreu i ekzekutivit është dashur të ndërgjegjësojë faktorin ndërkombëtar dhe t’i paralizojë miqtë e Serbisë

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Humolli ka thënë se rrethanat ndërkombëtare kanë qenë të favorshme për të ndryshuar në kuptimin pozitiv.

Ai thotë se kreu i ekzekutivit është dashur të ndërgjegjësojë faktorin ndërkombëtar dhe t’i paralizojë miqtë e Serbisë.

“Sikur të ishim sjellë me politikë dhe në harmoni në mes vete, jam i bindur se Serbia do t’na kishte lutur që të merremi vesh me të, ne nuk kemi nevojë që ta lusim Serbinë kurrë, por logjika sikur ne duhet të bëhemi lypsarë te ndërkombëtarët për të na njohur Serbia, Serbinë po e trimëron. Serbia për çdo ditë ka mundësi të na nxjerrë ndonjë problem… Ne nuk e njohim më mirë veten se sa na njeh Serbia. Albin Kurti ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik, që të ndërgjegjësojë masën, faktorin ndërkombëtar, miqtë tanë dhe t’i paralizojë miqtë e Serbisë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika