Serbia po e pengon përparimin e dialogut me Kosovën, pasi kësisoj përfiton nga Rusia dhe Kina, tha të premten mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland. Derisa shtoi se Kosova duhet jetë pjesë e rëndësishme e NATO-s.
Pas takimit që pati me kryeministrit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Hyland foli edhe për marrëdhëniet SHBA-Kosovë.
Theksoi rëndësinë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.
Ndërkaq lidhur me përfshirjen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hyland u shpreh se SHBA-ja duhet të lejojë një demokraci të pjekur që Kosova të shkojë drejt një marrëveshjeje me Serbinë.
Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Kosova e ka akuzuar Serbinë se po e pengon procesin e zbatimit si dhe për mbështetjen e strukturave ilegale në veri të vendit. Ndërkohë, Serbia ka kritikuar Kosovën për, siç thotë ajo, refuzimin për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja palët kanë shfaqur pak vullnet politik për të ndërmarrë hapa konkretë në zbatimin e obligimeve të dakorduara, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland Serbia po e pengon në mënyrë të vazhdueshme përparimin e dialogut.
Ai ka folur edhe për krizën financiare të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si pasojë e ngërçit politik./KSP