Hyseni reagon për rrahjen e të miturës nga bashkëmoshataret në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Pas një video-je të shpërndarë mbrëmë ku disa vajza të mitura rrahnin brutalisht një bashkëmoshatare të tyren në Gjilan, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune.

Alban Hyseni ka dënuar sulmin ndaj të miturës duke e cilësuar si të papranueshëm.

“Një video që po qarkullon nga mbrëmë në media më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës. Pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë. Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj, dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore.”, ka shkruar Hyseni.

Mes të tjerash, ai ka kërkuar që rasti të hetohet nga institucionet.

“U bëj thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë.”, ka shkruar Hyseni.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika