Hyseni thotë se Abdixhiku shkaktoi skandal që nuk u takua me presidentin Begaj, ia përmend takimin me Gjukanoviqin në hotel

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike, e ka quajtur skandal mostakimin e kryetarit Lumir Abdixhiku me presidentin e Shqipërisë Begaj, duke ia përmendur edhe takimin me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialogun në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni

Skënder Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka quajtur “skandal politik infantil”, vendimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Hyseni ka shkruar në Facebook se veprimi i Abdixhikut ka qenë i panevojshëm.

“Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërësisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Hyseni ia ka përmendur Abdixhikut takimin me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq kur e kishte takuar në hotelin “Swiss Diamond”.

“Shtrohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi, të cilin më 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës, por në hotelin Swiss Diamond???!!!”, ka shkruar Hyseni.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk pranoi të takohet me presidentin e Shqipërisë jashtë zyreve të LDK-së.

Sibel Halimi: Shprehim habi për refuzimin e presidentit Begaj të takojë Abdixhikun në selinë e LDK-së

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika