Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda në rajonin e Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit policor, ndaj 21-vjeçarit ka pasur raportime se nga tetë automjete ka vjedhur mjete pune e gjësende tjera, njofton Dukagjini.
“Puna e hetuesve të stacionit policor ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar si dhe bastisjen e vendbanimit të tij, ku janë gjete dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve. Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.